Articles

NJË VËSHTRIM MBI PROJEKTET ARKEOLOGJIKE TE VITIT 2015 NE SHQIPERI

Instituti i Arkeologjisë realizon ne tërësi 32 projekte me karakter kërkimore dhe studimore ne territorin e Shqipërisë. Për vitin 2015 ky aktivitet është përqendruar në realizimin e projekteve, kërkimore ne terren; të tipit survej, projekteve në kuadrin e shkollës doktorale dhe atyre studimore.

  • Kështu 10 nga projektet tradicionale qe zhvillon Instituti i Arkeologjisë për disa dekada ne qendra te tilla siç janë Korça, Durrësi, Apolonia, Butrinti, Lezha etj, gjate këtij viti kane qene te angazhuara me studimin e lendes arkeologjike te zbuluar nder vite. Këtu mund te veçojmë;- ne fushën e prehistorisë projektet shumëvjeçare kërkimore ne rajonin e Korces rezultatet e te cilave se shpejti do te shohin dritën e botimit siç është ai i vendbanimit prehistorik te Sovjanit- projekt ndërmjet IA dhe Francës (drejtuar nga P. Lera dhe Gjille Touchais; - Maligradit, IA dhe Greqi- drejtuar nga P. Lera dhe Stavros Ikonomidhis; -Fushës se Maliqit IA dhe France drejtuar nga P. Lera dhe Gjille Touchais Tushe; - Projekti neoliti i hershem ne Shqipëri bashkëpunim shqiptaro-amerikan drejtuar nga I. Gjipali dhe Suzan Allen; etj.
  • Po ashtu tashme po përgatitet për botim rezultate e kërkimeve arkeologjike shqiptaro-franceze ne Apoloni, drejtuar nga Jean Luc- Lamboley dhe F. Drini); - Teatri i Apolonisë- bashkëpunim shqiptaro-gjermane drejtuar nga B. Lahi dhe Hejsberg; projekti shqiptaro-gjermane ne Lezhe drejtuar nga G. Hoxha dhe Andrea Oettel;- projekti shqiptaro-italiane ne Durrës drejtuar nga A. Hoti dhe S. Santorio; projekti shqiptaro-zvicerane ne Orikum drejtuar nga Sh. Shpuza dhe Jean Paul Descoeudres; projekt shqiptaro-amerikan i Forumit romak ne Butrint,- drejtuar nga Dh. Condi dhe D. Hernandez etj.;

Projektet kërkimore ne terren për vitin 2015 u shtrinë ne te gjithë territorin shqiptar. Na duken me mjaft interes rezultatet e kërkimeve në fushën e Prehistorisë që kanë kontribuar si për zbulimin e siteve të reja në zona më pak të eksploruara e të studiuara, ashtu edhe për zbatimin e mjeteve e të metodave moderne të kërkimit shkencor, dhe kanë synuar shtrirjen e tyre edhe për periudha të pastudiuara më parë ose të studiuara pak, siç ishin ato për Epokën e Gurit (Paleolitin e Mezolitin) – drejtuar nga Prof. Ilir Gjipali, prof. Jurgen Richter, zbuluan një numër të madh qendrash me gjetje mjaft interesante, duke ndryshuar plotësisht hartën arkeologjike për Prehistorinë e thellë të Shqipërisë, duke u shtrirë në të gjithë Ultësirën Bregdetare, nga veriu në jug.

Të dhënat e përftuara nga gërmimet e këtij sezoni po ndihmojnë për të kuptuar më mirë popullimin e këtyre territoreve nga banorët paleolitik e mezolitik si dhe për shtimin e të dhënave që lidhen me aspektet sociale të shoqërive prehistorike.

Periudha e Antikitetit ilir ne kërkimet në terren përbëjnë një nder veprimtaritë kryesore të Instituti Arkeologjik. Për vitin 2015 u realizuan projekte si ai ne Phoinike, bashkëpunim i Institutit te Arkeologjisë dhe Universiteti i Bolonjës–Itali, drejtuar nga Prof. Shpresa GJONGECAJ dhe Prof. Sandro De Maria: Hadrianopol: bashkëpunim Instituti Arkeologjik dhe Universiteti Macerata, Itali drejtuar nga Prof. Dhimiter Çondi &Prof. Roberto Perna; Dimal: Instituti i Arkeologjisë (Prof. Asoc. Belisa Muka) dhe Universiteti i Këlnit – Gjermani (Prof. Michael Heinzelmann). Antigonea: Instituti i Arkeologjisë (Prof. Dhimiter Çondi). Shkodra, Drejtues Dr. Saimir Shpuza Instituti i Arkeologjisë dhe Prof. Piotr Dyczek Qendra e Studimeve Antike për Evropën Juglindore-Universiteti i Varshavës, Polon; Topografia e Durrësit antik: Instituti i Arkeologjisë Dr. Eduard Shehi), Qendra Kërkimore Hisoma UMR 5189, CNRS, Universiteti Lion 2 – Lumière (Prof. Catherine Abacie-Reynal) dhe Instituti për Trashëgiminë Arkeologjike dhe Monumentale, CNR-IBAM (Dr. Daniele Malfitana) Katania; Alinura (Butrint): Instituti i Arkeologjisë (Prof. Dhimiter Çondi), Fondacioni Butrinti në bashkëpunim UCL -Universiteti College London- (Dr. Jose C. Carvajal Lopez).

Këto projekte kryesisht me karakter gjurmues në terren, por edhe studimor, lidhen me proceset e rëndësishme që kanë të bëjnë me origjinën e krijimit dhe transformimet e qendrave të banuara, si në aspekte të urbanistikës, ashtu edhe të jetës social-kulturore të tyre. Tematika e kërkimeve në këto qendra është orientuar tek problemet e urbanistikës, komplekset arkitekturore që lidhen me qendrën e qytetit antik (teatro, portikë), tempujt, varrezat etj. Ekspeditat shumëvjeçare kanë zbuluar me dhjetëra monumente të reja dhe një material arkeologjik të shumëllojshëm për ndriçimin sa më të mirë të historisë së tyre. Kjo veprimtari është shtrirë në ceshtje me tematika të ndryshme, në një hark kohor që nis me themelimin e ngulimeve të para koloniale në brigjet lindore të Adriatikut, deri në fillimin e shek. IV të e.r., që shënon fillimin e periudhës së Antikitetit të vonë. Arritjet e fundit te veprimtarisë kërkimore në periudhën e Antikitetit janë të rëndësishme për sa u takon prurjeve të reja që kanë të bëjnë me origjinën, krijimin dhe transformimet e qendrave të banuara si në aspekte të urbanistikës, ashtu edhe të jetës social-kulturore të tyre.

Një vend me rëndësi për vitin 2015, zë dhe kërkimi i realizuar në fushën e Antikitetit të Vonë dhe të Mesjetës i cili ka pasur për objekt jo vetëm për qendrat kryesore mesjetare tradicionale, por është shtrirë në një territor të gjerë që lidhet me studimin e jetës së qyteteve, duke përfshirë aspektet urbane, monumentet kryesore, fortifikimet, objektet e kultit dhe nekropolet. Shqipëria numëron 20 qytete të periudhës së Antikitetit të vonë, që gjenden të shpërndara nga veriu në jug. Kërkimet e viteve të fundit mbi këtë tematike, jo vetëm kanë afirmuar arritjet e kërkimeve shkencore të mëparshme, por ato po ndihmojnë në sqarimin e çështjeve të origjinës, transformimit, urbanizimit dhe administrimit të qytetit të shekujve IV–VI në Illyricum, te cilat janë reflektuar ne rezultate e arritura te projekteve siç, Durrësi në antikitetin e Vonë, Dr. Brikena Shkodra, Instituti i Arkeologjisë; “Amantia” Drejtues Dr. Elio Hobdari; Castrum-i i Vigut në Antikitetin e Vonë - funksioni dhe konteksti, Drejtuar nga Prof. Gëzim Hoxha (Instituti Arkeologjik) dhe Prof. Andreas Oettel.

Një drejtim tjetër i rëndësishëm lidhet me thellimin e kërkimeve të mëparshme në qendra mesjetare shqiptare.Objektivi kryesor është përcaktimi i mekanizmave të transformimit te shoqërisë së Ballkanit perëndimor, nga fundi i Antikitetit në Mesjetë, duke synuar njohjen e organizimit të vendbanimeve mesjetare si dhe dinamikën dhe historinë e popullsisë. Gërmimet arkeologjike në vendbanimin e Komanit të drejtuara nga E. Nallbani dhe E. Metalla, kanë zbuluar se vendbanimi i Komanit nuk përbëhet vetëm nga nekropoli i tij, siç mendohej deri vonë. Komani njohu në fillim të periudhës mesjetare disa transformime të mëdha që i dhanë dhe pamjen e një qendre urbane.

Siç u theksua ne paraqitjen e revistës Candavia 5 te vitit 2015, e cila botoi ne ketë numër punime nga student te shkollës doktorale si dhe ne ketë ecurinë e kualifikimit te tyre me te thellë shkencor është pjesëmarrja e doktorantëve me kumtesa dhe postera në Simpoziumin i VI ndërkombëtar të Ilirisë së Jugut dhe Epirit në Antikitet, në 21-24 maj 2015, të organizuar nga Instituti i Arkeologjisë dhe QSA në bashkëpunim me Universitetin Lyon 2. Gjatë vitit 2015 një drejtim tjetër është angazhimi i studenteve te shkollës doktorale ne projekte ne terren me qellim plotësimin me dokumentacion te ri si dhe marrjen e te dhënave te reja për qendra te përzgjedhura prej tyre ne temat e doktoraturave. Kështu ne ketë kuadër do te rendisim 8 projekte shkencore te shkollës doktorale siç janë:


Në kuadër të shkollës doktoraturës

  1. Metodologjitë dhe praktikat e kërkimeve në fushën e prehistorisë; doktorantët: E. Andoni, E. Hasa.  
  2. Vëzhgime sipërfaqësore dhe sondazhe rrugën mesjetare Vlorë–Tepelenë, Doktorant Suela Xhyheri
  3. Vrojtim arkeologjik sipërfaqësor ne kodrën e Shën Dimitrit, Butrint,(Vendbanimi venedikas i Xarapolit), Ilir Parangoni
  4. Vëzhgime sipërfaqësore në fshatin mesjetar Kamenicë (Delvinë), Doktorant Irklid Ristani
  5. Sondazhe arkeologjike ne Manastirin e Shën Kollit Mesopotam: Doktorant Reshat Gega
  6. Qyteti mesjetar i Drishtit Shkodër, Doktorant Paulin Pushimaj
  7. Ekspedite nënujore “Harta Arkeologjike Nënujore e Bregdetit Shqiptar në kuadër Mesdhetar” Doktorant Adrian Anastasi
  8. PROJEKT BASHKËPUNIMI INSTITUTIT TE ARKEOLOGJISE (QSA) DHE UNIVERSITETIT TE BARIT- ITALI. NE FUSHEN E MESIMDHENIES DHE PRAKTIKAVE TE STUDENTEVE, Univ. Barit, IA dhe Fakulteti i arkitekturës Tirane.

Pare ne teresine e tyre i gjithe aktiviteti kërkimor ne terren i Institutit te Arkeologjise mendojme se po kontribuon drejtpersedrejti jo vetem kërkimit shkencor ne veçanti por edhe ruajtjes dhe mbrojtjes se siteve arkeologjike ne Shqiperi duke sjelle çdo vit zbulime dhe rezultate te reja, te cilat sjellin një njohje sa me te sakte te historisë antike te këtyre qendrave. Prandaj ne ketë seance ne do te ndalemi ne rolin parësor qe ka kërkimi shkencor për mbrojtjen dhe valorizimin e qendrave arkeologjike si një kontribut qe Instituti i Arkeologjisë po jep ne mënyre sistematike, vit pas viti zhvillimit te turizmit kulturor.