Oraret

Adresa: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Muzeu Arkeologjik, Tiranë

Orari i Muzeut: 10.00 – 15.00

Ditë pushimi: E shtunë, e dielë

Shënim: Për grupet e turistëve të cilët bëjnë prenotim paraprak, muzeu hapet dhe jashtë orarit të zakonshëm si dhe ditëve të shtuna e të diela.

Hyrja në muze është me pagesë

Me vendim Nr. 776, datë 14.12.2005, Këshilli i Ministrave vendosi për kategori të caktuara shoqërore çmime të reduktuara të biletave për muzetë publik. Kategoritë shoqërore që përfitojnë biletë të reduktuar në masën 50 për qind janë:

• Pensionistët që gëzojnë këtë status dhe kanë dëshmi zyrtare sipas ligjit nr. 7870, datë 13.10.1994, “Për sigurimet shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;

• Veteranët e Luftës, që gëzojnë këtë status dhe kanë dëshmi zyrtare sipas ligjit nr. 7874, datë 17.11.1994, “Për statusin e vetaranit të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar”, të ndryshuar;

• Ish-të dënuarit dhe të përndjekurit politik, që kanë dëshmi zyrtare identifikimi, sipas ligjit nr. 7748, datë 29.7.1993, “Për statusin e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politik nga sistemi komunist”, të ndryshuar;

• Invalidët që gëzojnë këtë status dhe kanë dëshmi zyrtare identifikimi, sipas ligjit 7889, datë 14.12.1994, “Për statusin e invalidit”, të ndryshuar;

• Invalidët paraplegjikë dhe tatraplegjikë, që gëzojnë këtë status dhe kanë dëshmi zyrtare identifikimi, si dhe personat, që i shoqërojnë ata, sipas ligjit nr. 8626, datë 22.6.2000, “Për statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”, të ndryshuar;

• Jetimët që gëzojnë këtë status sipas ligjit 8153, datë 31.10.1996, “Për statusin e jetimit’, të ndryshuar;

• Personat, që përfitojnë nga marrëveshjet dy a shumë palëshe, të lidhura nëpërmjet muzeve publikë shqiptarë dhe muzeve homologë të vendeve të tjera. Për studentët e arsimit të lartë, që kanë kartën e studentit, sipas ligjit nr. 8461, datë 25.2.1999, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe nxënësit e sisitemit arsimor parauniversitar, të përcaktuar sipas ligjit nr. 7952, datë 21.1.1995, “Për sistemin arsimor parauniversitar”, të ndryshuar, kur janë në grup dhe kjo vizitë iu shërben për qëllime mësimore, hyrja është e lirë, më tarifë zero.

Hyrja në muze është e lirë dhe për:

• anëtarët e ICOM (International Council of Museums);

• studiuesit dhe punonjësit e Qendrës së Studimeve Albanologjike.

Shërbime që ofron muzeu:

• guida me grupe të organizuara mbi pesë veta

• aktivitete didaktike me nxënës dhe studentë të të gjitha viteve të sistemit arsimor