Metodologjitë dhe praktikat e kërkimeve në fushën e prehistorisë

Drejtuesi i projektit: Prof. I. Gjipali

Stafi i projektit: E. Andoni, E. Hasa.

Periudha: Qershor- Nëntor 2015

Projekti ka për qëllim:

• Të njohë studentët e doktoraturës me përvojat teorike e praktike të kërkimit në terren.

• Të kuptojnë specifikat e kërkimit në fushën e prehistorisë.

• Të praktikojnë forma të ndryshme të kërkimit (sërvej, sërvej intensiv sistematik dhe gërmimet e kontrollit (sondazhe) në terren.

• Aplikimin e mjeteve dhe metodave për mbajtjen e dokumentacionit në kushtet e sërveit dhe të gërmimeve sondazhe. Veprimtari për arritjen e këtyre qëllimeve:

• Ligjërata nga specialistë vendas e të huaj për përvojën në kërkimet për Epokën e Gurit me studentët e doktoraturës.

• Ekspeditë sërvei në zonën e Vlorës dhe në rrethin e Librazhdit. (1 javë)

• Sondazh në dy vendgjetje prehistorike në Treport dhe në fshatin Qukës Shkumbin të Librazhdit. Sondazhet do të kryhen nga studentët e doktoraturës në fushën e prehistorisë nën mbikëqyrjen e arkeologut I. Gjipali (2 javë) Rezultatet

• Rezultatet e kërkimit të sërveit dhe sondazheve do të pasqyrohen në Raportin paraprak që do të përgatitet nga studentët për sërvein e sondazhet si dhe në dokumentacionin e bërë për këtë qëllim.

• Prezantimi i këtyre rezultateve në Konferencën Shkencore të Institutit Arkeo0logjik në fund vitit.