Përditësim dokumentacioni – Terma romake – Butrint (rivlerësim arkeologjik dhe menaxhim i sitit)

Drejtues: Prof. Dr. Luan Përzhita

Stafi: Nevila Molla, Oliver Gilkes (studim materiali), Jerry O’dëayer (logjistikë/konservim), dy studentë.

Periudha: 15-31 korrik

• Projekti në fjalë synon të rianalizojë të dhënat arkeologjike të ekspozuara në këtë zonë me qëllimin për t’i inkuadruar ato në panoramën më të gjerë të zhvillimeve urbane të Butrintit në periudha të ndryshme.

• Projekti i propozuar do të zgjidhë çështje që qendrojnë të hapura prej disa vitesh siç është konservimi dhe ruajtja afatgjatë e strukturave në zonën e termes romake. Propozohen të ndërmerren këto punime:

• Riegzaminim i stratigrafisë së shtresave në kuadratet e hapur nga gërmimet e viteve 1930-të dhe nga ato të kohëve të fundit në zonën e termes romake;

• Sërvej dhe dokumentim i fazave ndërtimore të mureve që ruhen në këtë zonë, duke përdorur Stacion Total dhe fotogrametri. Analizim dhe intepretim arkeologjik i tyre në raport me monumentet e tjerë përreth për të kuptuar lidhjet kronologjike dhe funksionale mes tyre;

• Njohje dhe rivlerësim bashkohor i gjetjeve arkeologjike të rezultuara nga gërmimet e mëparshme;