Ekspedita përnjohese dhe gërmime kontrolli për Paleolitin dhe Mezolitin në Shqipërinë Jugore ( Lugina e Langarices)

Stafi: Ilir Gjipali dhe Rudenc Ruka, Instituti i Arkeologjisë, Departamenti i Prehistorisë, Tiranë, Shqipëri; Marko Peresani, Universiteti i Ferrarës, Departamenti i Shkencave Humane, Ferrara, Itali

• Gjatë kërkimeve disa ditore në vitin 2012 -2013 në Luginën e Langaricës, degë e rrjedhjes së sipërme të Vjosës, në disa shpella të saj dhe në territorin përreth u evidentuan gjetje që u përkisnin Paleolitit të Sipërm e Mezolitit të cilat kanë nevojë të rishihen me detaje duke aplikuar edhe gërmime sondazhe në vendet e gjetjeve.

• Kërkimet sërvei do të përfshijnë luginën e Langaricës dhe atje ku do të konstatohet potencial i lartë gjetjesh do të bëhen edhe sondazhe.

• Gërmime sondazhe, do të përdoren për të testuar shtresa në vendgjetje me dimensione të vogla (0.3 x 0.3m, 0,5 x 0.5m dhe 1 x 1 m) ku do të merren edhe kampione dherash për larje si dhe materiale për datim. Analiza e gjetjeve arkeologjike do të përfshijë jo vetëm gjetjet litike e qeramikën por edhe ato të paleontologjisëë, arkeozologjisë dhe paleobotanikës.