Ekspedita përnjohese në prapatoken e Dyrrachiumit

Drejtuese: Dr. Brikena Shkodra-Rrugia

Grupi i punës: Dr. Brikena Shkodra Rrugia, Dr. Eduard Shehi, PhD. Rudenc Ruka, MA. Ariol Porja (Student doktorature, Universiteti i Tiranes), MA. Marlon Koçi (Student masteri, Universiteti i Tiranës) dhe Gentian Rrugia (Student i Universitetit A.Xhuvani, Elbasan).

Plani i punës për vitin 2015:

• Ekspedita gjate këtij viti parashikohet të përqëndrohet ne te dy drejtimet e percaktuara te kerkimit te territorit perreth Durrësit: drejtimin lindor përgjatë shtrirjes së ujësjellësit dhe drejtimin juglindor përgjatë shtrirjes së rrugës Egnatia. Puna do të përqëndrohet kryesisht në aplikimin e surveit intensiv.

• Plotesimi i të dhënave për një numër sitesh të dokumentuara, gjate sezonit te vitit 2014, në drejtimin e rrugës Egnatia. Sitet S13, S16 dhe S18, nuk qe e mundur të dokumentohen ne menyre te detajuar permes aplikimit te metodes ‘gridding’ për shkak të kohës së kufizuar si edhe të kushteve të ndryshme të shfrytëzimit të territorit nga banorët.