Zona kodrinore bregdetare e Shqipërisë veri-perëndimore (Mali i Rrencit- Mali i Kakarriqit)

Drejtuese: Rovena KURTI

Stafi: Rudenc Ruka, 2 studente dhe arkeologu i DRK Shkoder

Ekspedita përnjohese e organizuar në Maj të vitit 2014 në kurrizet kodrinore të Shqipërisë veriperendimor, Mali i Rrencit dhe Mali i Kakarriqit, rezultoi në zbulimin e 67 tumave të përqëndruara kryesisht në kurrizin e parë.

• Me qëllim plotësimin e hartës arkeologjike të kësaj zone ky sërvei do të vazhdojë dhe në vjeshtë të vitit 2015, me dokumentimit te një sërë tumash të lëna nga viti i kaluar.

• Së dyti, synohet që sërvei të shtrihet këtë vit më në veri, për të plotësuar vijën kodrinore bregdetare deri në kufi me Malin e Zi. Konkretisht do të vazhdohet në zonën e Anamalit në kodrat që ndodhen në perëndim të malit të Taraboshit, duke filluar nga Buna në jug deri në kufi me Malin e Zi.

• Së treti, synohet këtë vit të dokumentohet fortifikimi prehistorik në Malin Kolaj, i vetmi i kësaj natyre i ndodhur në afërsi të grupit të tumave nga i të njëjtit fshat, por dhe i vetmi në gjithê kurrizin kodrinor të malit të Rrencit. Edhe pse ky fortifikim është përmendur shkurtazi në literaturën arkeologjike mungon informacioni mbi shtrirjen e tij, teknikën e ndërtimit dhe datimin. Në këtë kuadër do të kryhet gjithashtu një sondazh i vogël në brendësi të këtij fortifikimi për të siguruar të dhëna paraprake rreth datimit të tij.