Castrum-i i Vigut në Antikitetin e Vonë - funksioni dhe konteksti

Ekspedite përnjohese dhe gërmime kontrolli për vitet 2015-2016

Drejtuar: nga Prof. Gezim Hoxha (Instituti Arkeologjik) dhe Prof. Andreas Oettel (Instituti Gjerman)

Periudha: prill-maj

Kjo pjesë e projektit afatgjatë parashikon dy fushata një mujore gërmimesh kontrolli në Vig dhe survey në rajonet e aferta te Mirditës dhe Pukës. Qëllimet dhe programi i punës mbi gërmadhat e castrum-it te Vigut janë bërë kerkime dhe punime restaurimi ne vitet 70 te shek XX. Por me pas keshtjella vazhdon te jetë në rrezik si rezultat i aktivitetit eroziv Shume agresiv të lumit Gjadër dhe deges së tij Voma. Nga ana tjetër verejme se nga kerkimet e mepareshme mungon një kërkim i mirfilltë arkeologjik për interierin e keshtjellës. Eshtë e nevojeshme të behet një gërmim sistematik kontrolli me nje dokumentim bashkëkohor për të gjykuar me mirë për interierin dhe vete datimin e keshtjellës, i cili eshte bazuar deri me tani vetëm ne gjetjen e një monedhe të periudhës konstantiniane. Po ashtu është e nevojshme te ekzaminohen me mire dy teknikat ndertimore te mureve rrethuese opus caementicum dhe opus mixtum. Qellimet me te rendesishme te projektit per keshtjellen e Vigut mund te permblidhen ne keto pika:

• Nje dokumentim me bashkekohor i mbetjeve te sotme ndertimore te castrum-it ( Matje të reja me te sakta, fotogrametri te pjeseve me te rendesishme, pershkrime me te sakta nga specialist te histories se arkitektures)

• Kryerja e nje prospeksioni me te hollesishëm brenda keshtjelles e shoqeruar me disa germime kontrolli, per te arritur nje njohje te interiarit deri me tani te pagjurmuar dhe per te verifikuar te dhenen shume interesante te Nopcsa-s mbi pranine ketu te skorjeve minerare. Sigurisht qe nga germimet priten te dhena te reja per kohen e ndertimit, dhe jetegjatesine e keshtjellës dhe perdorimin e saj te mevoneshem.

• Kerkime per mundesinë e ekzistencës pranë keshtjelës të një vicus-i, gje per te cilen te ben te mendosh emir i sotem Vig. Ketu mund te na vijnë ne ndihme nje survey intensive dhe kerkimet gjeofizike.

• Ekzistojnë mundësitë per te kerkuar diku afer edhe gjurmë te rruges se njohur si Via Lissus-Naissus, per te cilen jane shprehur deri me tani mendime te ndryshme.

• Kryerja e nje survey ne zonat e njohura minerare ne prapatoken e castrum-it mund te na ndihmojë per ta sqaruar me mire funksionin e vete keshtjellës dhe per tab ere me mire historine e banimit ne kete zone duke filluar nga prehistoria dhe deri ne periudhen mesjetare. Puna dhe pervoja e deritanishme e drejtuesve te ketij projekti me kerkimet ne Shqiperinë e Veriut, vete premisat qe ofron terreni pothuajse i virgjer i Luginës së Gjadrit, dhe arkitektura shumë e qartë e castrum-it të Vigut japin garanci per realizimin e nje projekti te sukseseshem. Programi i punës në terren parashikon dy fushata survey dhe germime kontrolli me nga 30-40 ditë ne muajt pril l- maj te viteve 2015 dhe 2016.