Durrësi në Antikitetin e Vonë

Dr. Brikena Shkodra, Instituti i Arkeologjise

Periudha: 1-20 qershor 2015

Grupi i punës: Dr. Brikena Shkodra Rrugia, Dr. Eduard Shehi, PhD. Rudenc Ruka, MA. Ariol Porja (Student doktorature, Universiteti i Tiranes), MA. Marlon Koçi (Student masteri, Universiteti i Tiranës) dhe Gentian Rrugia (Student i Universitetit A.Xhuvani, Elbasan).

Duke konsideruar problematikat që qendrojnë në lidhje me murin rrethues të Dyrrachiumit antik të vonë, kërkimi në drejtim të: verifikimit të mbetjeve strukturore, dokumentimit të të dhënave të reja stratigrafike dhe identifikimit të fazave kronologjike mbeten ndër objektivat prioritare për operacionin kerkimor te vitit 2015.

Puna kërkimore për vitin 2015 do të perqendrohet në një hapësire të lire pranë godines së Albtelekomit ne Durres, ku ruhen mbetje te sistemit te fortifikimi dhe kanalizimit te Durresit. Kjo hapesire ka nje gjatesi prej 26m dhe gjeresi 7m (200m2).