Kisha Paleokristiane në Suken e Gjelit - Lezhë

Drejtues: Prof. Dr. Gëzim Hoxha Instituti i Arkeologjisë Tiranë

Periudha: korrik.

STAFI:  Elio Hobdari; Anton Lulgjuraj.

Në korrik te vitit 2014 autori i projektit dhe E. Hobdari kane kryer një gërmim kontrolli në zonën e sanktuarit të bazilikës dhe kanë sqaruar në pjesen me të madhe planimetrine e objektit. Tanimë e kemi të qartë pothuajse plotësisht planimetrine e bazilikës me tre nefe, narteksin, ekzonarteksin dhe ambientin e saj ndihmës verior. Kjo planimetri pëerserit një skemë të njohur edhe në mjaft bazilika tjera paleokristiane në Shqiperi. Analogjia më e afert e kësaj planimetrie gjëndet vetem 3 km larg, me në jug, në bazilikën paleokristiane të Shën Gjergjit në qytetin e Lezhës. Punimet e pastrimit dhe sondazhi i vitit 2014 na bindin se në Sukën e Gjelit në Mërçi të Lezhës kemi një objekt paleokristian të klasit të parë dhe një monument të rrallë arkeologjik në llojin e vet, sidomos për territorin e Shqiperisë së Veriut. Do të vazhdojne gërmimet me qellim:

• Sqarimin e planimetrisë së apsides dhe sanktuarit;

• Sqarimin e dyshemese së kishës;

• Sqarimin e stratigrafisese kishes në pjesen lindore të saj. Në këtë vend eshtë e mundur të kryhen gërmime të plota per të nxjerrë në dritë këtë bazilike paleokristiane. Eshtë e mundur gjithashtu qe pas gërmimeve, objekti të restaurohet dhe valorizohet si objekt historiko-turistik, pasi ndodhet vetem 200 m ne vije ajrore me rrugen qe vjen nga Mali i Zi per në Shkodër- Lezhë dhe Tiranë.