Foinike

Drejtues: Prof. Dr. Shpresa GJONGECAJ Instituti i Arkeologjisë dhe Prof. Sandro DE MARIA Universiteti i Bolonjës – Itali

Periudha: 1-30 shtator

EKIPI

Për palën shqiptare: Prof. Shpresa Gjongecaj, Drejtuese; Prof. Dhimitër Çondi, Arkeolog; Prof. Asoc. Belisa Muka, Arkeologe; Ilir Zaloshnja, Vizatues materialesh; 2 studentë të Shollës Doktorale për Arkeologji, QSA.

Për palën italiane: Prof. Sandro De Maria, Drejtues; Prof. Giuseppe Lepore, arkeolog; Dr. Nadia Aleotti (laboratori i materialeve); Dr. Federica Boschi (kërkimet Gjeofizike); Dr. Anna Gamberini (laboratori i materialeve); Dr. Enrico Giorgi (topograf); Dr. Sidi Gorica, arkeolog; Dr. Enrico Cirelli (qeramikë); Dr. Lorenzo Mancini, arkeolog; Dr. Michele Silani (topograf); Dr. Michele Ricciardone (restaurator) Dr. Licia Usai (antropologe)

Viti 2015

• Agora/Bazilikë, në monumentin romak, në Sektorin lindor dhe në zonën e banesave (shih pikat në hartën shoqëruese).

• Paralelisht do të vijohet me gjurmimet gjeofizike në zonën rreth sektorit lindor dhe me ndërhyrjet konservuese dhe konasoliduese, gjithnjë në bashkëpunim të ngushtë me Parkun arkeologjik të Phoinikes dhe Drejtorinë Rajonale të Kulturës të Vlorës dhe Sarandës. Planifikojmë që edhe gjatë fushatës së vitit 2015, të kemi të njejtin grup kërkuesish dhe studentësh si nga Instituti i Arkeologjisë, ashtu edhe nga Universiteti i Bolonjës.

• Në kuadër të angazhimit të projektit Phoinike në veprimtaritë përkujtimore me rastin e kërkimeve të L.M. Ugolinit në Shqipëri dhe veçanërisht në Butrint, do te studiohet tempulli helenistiko-romak mbi teatrin e Butrintit, si një nga monumentet e fundit të lagjes monumentale të zbuluar nga misioni që drejtonte Ugolini, i cili duhet parë tashmë si një unitet me funksion religjioz (sanktuari i Asklepit).