Dimal

Bashkëdrejtues: Prof. Asoc. Belisa MUKA (INSTITUTI ARKEOLOGJIK QSA), Prof. Michael HEINZELMANN (Instituti i Arkeologjisë, Universiteti i Këlnit ).

Periudha: Korrik-gusht 2015.

Ekipi për palën shqiptare: Prof. Asoc. Belisa MUKA, Instituti i Arkeologjisë; Prof. Shpresa GJONGECAJ, Instituti i Arkeologjisë; Ilir ZALOSHNJA, Instituti i Arkeologjisë; Ma. Arjol PORJA, Universiteti i Tiranës; Marlon KOÇI, Universiteti i Tiranës.

Ekipi për palën gjermane: Prof. Michael HEINZELMANN Instituti i Arkeologjisë, Universiteti i Këlnit; Christian SCHÖNE, Universiteti i Këlnit; Arne SCHRÖDER, Universiteti i Këlnit; Dr. Christiane RÖMER-STREHL, Instituti i Arkeologjisë, Universiteti i Këlnit.

Për vitin 2015 objektivat kryesorë të punës do të jenë:

• Vijimi i gërmimeve në nekropolin veri-perëndimor (nr. 1 në hartë) dhe në zonën e baptisterit (nr. 3 në hartë). Në funksion të hapësirave që do të kemi në dispozicion, mund të kryhejmë ndonjë sondazh verifikues në zonën e nekropolit jug-lindor (nr. 2 në hartë), megjithëse jemi të qartë tashmë se gjendja e ruajtjes së tij është shumë fragmentare.

• Paralelisht do të punohet për studimin e materialit me qëllim përgatitjen për botim të vëllimit të parë mbi rezultatet e punës së kryer gjatë periudhës 2010-2013.