Hadrianopol

Drejtues: Prof. Dr. Dhimiter Condi Instituti Arkeologjik dhe Prof. Roberto PERNA Universiteti Macerata, Itali. Periudha: korrik - gusht.

Gjatë periudhës korrik-gusht 2015 do të zhvillohet fushata e kërkimeve arkeologjike në qytetin e Hadrianopilit dhe të territorit përrreth tij. Fushata e vitit 2015 do të përqendrohet veçanërisht në përfundimin e botimit të kërkimeve të kryera gjatë viteve 2010-2014. Me këtë qëllim janë parashikuar 2 vëllime: Hadrianopolis III : Kërkimet në qytet dhe në territorin përreth tij (2011-2014) dhe Hadrianopolis IV : Teatri.

STAFI: Prof. Dr. Dhimitër Çondi Drejtues, Instituti i Arkeologjisë; Prof.Dr . Roberto Perna Bashkëdrejtues, Universiteti i Maçeratës; Dr. Sabina Veseli Anëtar, Instituti i Arkeologjisë; Ma. Vladimir Qirjaqi Anëtar, Univesriteti E.Çabej, Gjirokastër; Mirela Koçollari Anëtare, Parku Kombëtar Antigone; Ma.Mirgen Shametaj Anëtar, Universiteti i Tiranës; Ma. Genci Kaçi. Anëtar, DRKK, Vlorë; Milena Melfi Anëtar, Universiteti i Maçeratës; Jessica Piccinini Anëtar, Universiteti i Maçeratës; Corrado Gamberoni Anëtar, Universiteti i Maçeratës (arkitekt); Roberta Capradossi Anëtar, Universiteti i Maçeratës (arkitekte); David Sforzini Anëtar, Universiteti i Maceratës; Alberto Rossi Anëtar, Universiteti i Maceratës; Ilir Zaloshnja Anëtar, Instituti i Arkeologjisë (skicograf);

Veprimtaritë kryesore të vitit 2015 do të jenë:

• Kërkime në zonën urbane me vijimin e disa sondazheve.

Sondazh: Gërmimet stratigrafike synojnë të plotësojnë njohuritë tona për zonën perëndimore të Teatrit në sektorin A/Ë, ku kemi zbuluar një ndërtim me karakter termal. Gjatë kërkimeve në vitet 2013-2014, ne mundëm të konstatonim shtresëzime të periudhës republikane romake.

Sondazh– Teatri: Planifikojmë të plotësojmë të dhënat stratigrafike, në vijim të kërkimeve 2010-2014, me qëllim përfundimin e botimit përfundimtar. Në sektorin 7 planifikojmë të përfundojmë gërmimin e nisur në vitin 2014, i cili na dha elemente të fazave më të hershme të përdorimit të monumentit, të cilat bazuar në studimin paraprak, duket se i përkasin shek. IV p.e.sonë. Në sektorin 5-6, gjithashtu parashikojmë të përfundojmë gërmimet e nisura në vitin 2014, te cilat na dhanë një mur që duket se i përket një kishe të shek. VI pas e.sonë.

Kërkimet në zonën ekstra-urbane: Parashikohet të vijojë përpilimi i Hartës arkeologjike, nëpërmjet survjimeve të territorit dhe realizimit të disa sondazheve arkeologjike në disa site të veçanta. Ky aktivitet synon të kontribuojë në valorizimin e pontecialit turistik të zonës. Veprimtaria do të përqendrohet në zonën e Luginës së Drinosit dhe në Jergucat.

Restaurimi: Në bashkëpunim të ngushtë me Institutin e Monumenteve të Kulturës do të realizohen ndërhyrje konservuese dhe konsoliduese si për gjetjet e vogla, ashtu edhe për strukturat që janë zbuluar gjetë kërkimeve të bëra në vitet 2012-2014.