Articles

Departamentet

Departamenti i Prehistorise: Ka per objekt studimin e gjurmeve me te hershme te shoqerise njerezore ne territorin e Shqiperise Paleolitin, Mezolitin, Neolitin dhe epokat e metaleve si Bakrin, Bronzin e Hekurin, deri ne periudhen historike. Departamenti i Antikitetit: Trajton periudhen qytetare dhe problemet kryesore qe lidhen me themelimin e zhvillimin e qyteteve e te shteteve ilire, kultures se tyre dhe nderthurjen e ndikimin e qyteterimit grek e romak me ate ilir. Departamenti i Antikitetit te Vone dhe Mesjetes: Kerkimet ne kete fushe kane si permbajtje studimin e proceseve transformuese ne fund te periudhes romake e gjate Antikitetit te Vone , perhapjen e kristianizmit, problemi i shnderrimit te popullsise ilire ne ate shqiptare dhe njohjen e prezantimin e kultures arberore ku ka nje mungese te ndjeshme te burimeve te tjera dokumentare.