Articles

Projekt bashkëpunimi i Institutit të Arkeologjisë (QSA) dhe Universitetit të Barit – Itali

 

Kohëzgjatje: 2014-2017

Drejtues: Prof. Luan Perzhita dhe Prof. Roberta Belli

Vazhdimi i punes kërkimore-shkencore për vitin 2015 do të jete në pikat e dhëna të vitit 2014 dhe do të përqendrohet si më poshtë:

• Plotësimin me dokumentacionin tekniko - shkencor i fortifikimit helenistik të Bylisit

Së pari: në urbanistikën e qytetit dhe fazat e ndryshme të zhvillimit të tij. Ata do të njihen me kategoritë e ndërtesave, teknikat e ndërtimit të tyre, ripërdorimet (përfshirë edhe spolia-t), përshtatjet etj duke fituar eksperiencë në arkeologjinë e arkitekturës.

Së dyti: Studentët do ushtrohen në përgatitjen e doumentacionit grafik për projekte të kësaj natyre. Përsa i takon studentëve shqiptarë të angazhuar në këto procese, do të bëhet e mundur që në një të ardhme shumë të shpejtë të kemi arkitektë të diplomuar me eksperiencë dhe shprehi në fushën e trashëgimisë kulturore, te cilet aktualisht mungojne.

Së treti: Pritet që të pasurohet dokumentimi grafik i qytetit të Bylisit dhe monumenteve të veçanta të tij, sic janë, muret fortifikuese të fazave të ndryshme të qytetit, varreve të veçanta në nekropolin helenistik, monumenteve të agorasë, etj. Njekohesisht do të synohet në krijimin e një frymë bashkëpunimi, bashkëjetese dhe shkëmbimi të ndërsjelltë mes studentëve të shkolles Doktorale te Arkeologjise, Universitetit të Barit, Universitetit Politeknik dhe të Universitetit Epoka.