Articles

Ekspedite nënujore “Harta Arkeologjike Nënujore e Bregdetit Shqiptar në kuadër Mesdhetar

 

Udhëheqës: Prof. Neritan Ceka 

Doktorant: Adrian Anastasi

Periudha kohore e ekspeditës do të jetë shkurt-dhjetor 2015 ku do të shfrytëzohen ditët me det të qetë si dhe shikueshmëri nën ujë.

Synimet per vitin 2015

• Ekspedite arkeologjike nënujore në Gjiun e Durrësit, më saktësisht në Kepin e Lagjit në jug si dhe në Kepin e Rodonit në veri. Kjo ekspedite, do të mbulojë zonën detare.

• Në vitet e kaluara, në kuadër të projektit LIBURNA, si dhe nga kërkimet e vetë Institutit të Arkeologjisë, janë mbuluar sektorë me thellësi maksimale deri në 10m. Për vitin 2015 do vazhdojnë kerkimet në brezin e thellësisë nga 0 m deri në 20m, si dhe për pjesë të caktuara do të testohet deri në thellësinë 40m. Gjatë kohës që këto kërkime do të zhvillohen në terren, do të merren të dhëna edhe në ato zona për të cilat flitet se do të ndërtohen porte turistike, si në ish bazën detare në Kepin e Lagjit si dhe në zonën përballë Kodrës së Muzhlit në Kepin e Rodonit.

• Qëllimi është që ti paraprihet veprimeve të njëanëshme, të cilat do të dëmtonin trashëgiminë kulturore nënujore. Në vitet e kaluara rezultatet ishin të tilla që motivojnë shpresat për zbulime të rëndësishme. Mund të përmend zbulimin e një thellesimatësi prej plumbi në Kepin e Rodonit, i cili i përket periudhës antike dhe është i vetmi I zbuluar deri më tani në gjithë bregdetin shqiptar, si dhe fragmente enësh dhe amforash të periudhave të ndryshme në Kepin e Rodonit dhe në Kepin e Lagjit.