Articles

Ekspedita përnjohese në zonën perëndimore të vendbanimit antik Arnisa, Babunjë/Lushnje

 

Bashkëdrejtues të projektit: B. Lahi, IA, Tiranë dhe H. von Hesberg, DAI, Romë

Ekipi realizues: B. Lahi (IA, Tiranë), M. Fiedler (DAI, Gjermani), G. Doehner (DAI, Gjermani), S. Panczel (Rumani), N. Ferro (student i doktoraturës, QSA, Tiranë) si dhe një grup studentesh nga Universiteti i Berlinit.

Qellimi: Evidentimi i mundshëm i vendbanimeve fshatare, rrugëve të komunikimit si dhe lidhja e vendbanimit me zonën bregdetare.

• Survey i viteve 2015 do jetë vazhdim i atij të zhvilluar në vjeshtë të vitit 2013. Në dallimi nga viti 2013, ku vemendja u përqendrua në kodrën e vendbanimit dhe rrethinën e saj të afërt verilindore, projekti në vazhdim do të përqendrohet në zonën që shtrihet në perëndim të kodrës së vendbanimit, shënuar në hartë në ngjyrë kafe (shih hartën shoqëruese).

• Gjurmimi do të ketë karakter sipërfaqësor, pra nuk parashikohen sondazhe. Territori do të kontrollohet pjesë-pjesë, nga grupe/skuadra pune, ku bëjnë pjesë arkeolg dhe studentë. Gjetjet e mundëshme do të dokumentohen sipas standarteve dhe, në përfundim do të magazinohen në magazinat e Apollonisë, pranë gjetjeve të vitit 2013. Zona në fjalë nuk është gjurmuar asnjëherë, ndaj besojmë se ky gjurmim do të na ndihmojë për të kuptuar më mirë jo vetëm vendbanimin antik Arnisa por dhe rrethinat e tij si dhe raportet mes tyre.