Articles

Projekti "Amantia"

Drejtues: Dr. Elio Hobdari

Stafi: Elio Hobdari Jamarber Buzo

• Gjatë vitit 2015 parashikohet vazhdimi dhe brenda mundësive mbarimi i punës arkeologjike në varrin 107. Varri 107 ishte grabitur dhe shkatërruar pjesërisht në verën e vitit 2013. Qëllimi i gërmimit ishte studimi dhe rekuperimi i këtij monumenti me qëllim jo vetëm zbulimin tërësor të tij por edhe krijimin e kushteve për restaurimin dhe vlerësimin. Gjithashtu u mendua që kjo punë të shërbejë si një pikënisje për kërkime të mëtejshme në këtë nekropol edhe në kuadrin e rizonifikimit që pritet t’i bëhet shpejt Amantias.

• Do të realizohet ulja e kuotës së terrenit përreth monumentit duke zbuluar plotësisht strukturën. Do të krijohen kushtet në këtë mënyrë për realizimin e një rrethimi dhe mbulimi të monumentit.

• Do të zbulohen plotësisht pllakat mbuluese të varrit të hedhura në mënyrë të çregullt nga klandestinët. Kjo do të krijojë kushtet për evakuimin e tyre në të ardhmen.