Articles

Topografia e Epidamne-Dyrrachion (Durrës)

Drejtues: Eduard Shehi për palën shqiptare, dhe të Catherine Abadie-Reynal për palën franceze.

Periudha: maj-qershor.

Do të marrin pjesë në këtë fushatë kërkues e bashkëpuntorë teknikë si më poshtë:

Për palën shqiptare: Brikena Shkodra, kërkuese, Instituti Arkeologjik; Sokol Marku, kërkues, Shërbimi Gjeologjik Shqiptar; Arjol Porja, student master, Universiteti Tiranës; Gjergji Gjuraj, DRKK Durrës; Klodian Velo, doktorant, QSA Tiranë; Barbana Druga, studente, Universiteti Tiranës.

Për palën franceze: Emma Bonhomme, Ecole Supérieure de Géomètres et Topographes du Mans; Jean-Michel Follin, maître de conférences, ESGT-Le Mans; Ghyslain Ferré, maître de conférences, ESGT-Le Mans; Aurélien Christol, maître de conférences, gjeomorfolog, Université Lyon 3-CNRS/UMR 5600; Alexandra Petavridou, arkitekte, Université Lyon 2; Anne-Sophie Martz, arkeologe, Université Nancy 2.

Për vitin 2015, synohet të realizohen:

• Sondazhe arkeologjike, do të zhvillohen në tre monumente të ndryshme:

Fortifikimet. Sondazhet do të organizohen në dy pika, mes kullave B dhe C, dhe në pjesën e sipërme të kodrës së Stanit. Termat romake. Në këtë monument do të synohet pastrimi i mureve, rilevimi i detajuar i strukturave dhe realizimi i sondazheve në hapësirat e mundshme, për të saktësuar datimet dhe fazat e ndryshme ndërtimore të monumentit. Kërkime në terren në ish-kënetën e qytetit, për të parë nëse ruhen ende gjurmë nga strukturat arkeologjike të gjurmuara me pare.

• Vazhdimi i ndërtimit të GIS.

• Fillimi i punimeve arkeo-gjeologjike : Në vitin 2015 do të fillojë puna në arkivat shqiptare për të mbledhur dokumentacionin e disponueshëm (harta gjeologjike, fotografi ajrore, bibliografi), në bashkëpunim me z. Aurélien Christol (Universiteti Lyon 3) dhe z. Sokol Marku, Shërbimi Gjeologjik Shqiptar. Kjo punë do të përqëndrohet në historinë e lagunës (në lindje të qytetit të Durrësit), si edhe, në një moment të dytë, në evolucionin e bregdetit. Të gjitha këto të dhëna do të mundësojnë saktësimin e historisë së lëvizjeve të kufijve të lagunës dhe të të qytetit.

• Vazhdimi i studimit gjeofizik. Do të kompletohet studimi gjeofizik, në hapësirat e lira publike të qytetit, ku mund të jenë ruajtur struktura antike, të rëndësishme për studimin e topografisë së qytetit.