Articles

Shkodra

Drejtues: Dr. Saimir SHPUZA Instituti i Arkeologjisë dhe Prof. Piotr DYCZEK Qendra e Studimeve Antike për Europën Juglindore-Universiteti i Varshavës, Poloni

Periudha: maj-qershor.

• Gërmimet në terren do të jenë të pakta; parashikojmë që të kryejmë një sondazh në oborrin e 2 të kodrës së kalasë duke qenë se është zona e cila na ka dhënë gjatë këtyre viteve dhe materialin më të hershëm arkeologjik i cili lidhet direkt dhe me periudhën e krijimit të qytetit të Shkodrës.

• Gjithashtu do të të kryejmë një sondazh në qytetin e poshtëm pranë murit rrethues të periudhës antike të vonë. Këtë synim e patëm edhe gjatë vitit 2014 por nuk arritëm ta realizonim duke qenë se bëhet fjalë për një pronë private dhe do na duhet të biem dakord me pronarët e kësaj toke. Kjo zonë shtrihet në veriperëndim të murit rrethues të antikitetit të vonë dhe deri më sot nuk janë kryer gërmime të mirëfillta në të.