HISTORIKU I ARKEOLOGJISË SHQIPTARE

Kërkimet në fushën e arkeologjisë, nisin pas vitit 1912. Disa hapa u hodhën që në fillim të shekullit të kaluar, në ngritjen muzeve të parë publik arkeologjikë në Tiranë (1922) e Vlorë (1936).

Arkeologjia shqiptare lindi pas Luftës së II duke kaluar disa faza deri sa mori formë si disiplinë më vete. Zanafilla e saj në nis në vjeshtën e vitit 1948 kur krijohet Grupi arkeologjik në përbërje të Institutit të Shkencave në Tiranë. Grupi i arkeologëve në vitet më pas do të shtrinte veprimtarinë gjurmuese e kërkimore arkeologjike në gjithë Shqipërinë, duke kaluar gradualisht në forma organizimi më të mëdha siç ishin Sektori i Arkeologjisë në Institutin e Historisë (1964), Qendra e Kërkimeve arkeologjike (1976) në Akademinë e Shkencave e cila u shndërrua në Institutin e Arkeologjisë (1991) dhe nga viti 2008 ky Institut vepron si pjesë e Qendrës së Studimeve Albanologjike.

Aktivitete

KALENDARI I AKTIVITETIT TE INSTITUTIT ARKEOLOGJIK 2016   Konference Shkencore : 29 janar • “ Viti Arkeologjik 2015”    Mbrojtja e referimeve nga studentet e shkollës doktorate- mars , nëntor Realizimi i “Projekteve Kërkimore ne terren” – prill-shtator Ekspozita “ Bylisi” ne rivleresimin 3D te monumenteve antike nga bashkepunimi I Institutit Arkeologjik me Universitetin e Barit- Itali, 16 mars. Në datën 9 prill në Shkodër do të mbahet Konferenca me temë : Transferta kulturore dhe procese akulturimi në Ballkanin perëndimor nga antikiteti në mesjetë. Institucionet organizuese të këtij aktiviteti janë : Instituti Arkeologjik, Shkolla Franceze e Romës, Labex Resmed, Universiteti i Varshavës, Ambasada Franceze në Tiranë, DRKK Shkodër si dhe projektet arkeologjike të Risanit, Shkodrës, Lezhës dhe Komanit. Projekti “CITTA' ANTICHE E PAESAGGI DI ALBANIA, me rastin e 90 vjetorit te gërmime shqiptaro-italiane ne Shqipëri” ne bashkëpunim me Ambasadën italiane- 12 prill Ekspozite e objekteve...
NJË VËSHTRIM MBI PROJEKTET ARKEOLOGJIKE TE VITIT 2015 NE SHQIPERI NJË VËSHTRIM MBI PROJEKTET ARKEOLOGJIKE TE VITIT 2015 NE SHQIPERI Instituti i Arkeologjisë realizon ne tërësi 32 projekte me karakter kërkimore dhe studimore ne territorin e Shqipërisë. Për vitin 2015 ky aktivitet është përqendruar në realizimin e projekteve, kërkimore ne terren; të tipit survej, projekteve në kuadrin e shkollës doktorale dhe atyre studimore. Kështu 10 nga projektet tradicionale qe zhvillon Instituti i Arkeologjisë për disa dekada ne qendra te tilla siç janë Korça, Durrësi, Apolonia, Butrinti, Lezha etj, gjate këtij viti kane qene te angazhuara me studimin e lendes arkeologjike te zbuluar nder vite. Këtu mund te veçojmë;- ne fushën e prehistorisë projektet shumëvjeçare kërkimore ne rajonin e Korces rezultatet e te cilave se shpejti do te shohin dritën e botimit siç është ai i vendbanimit prehistorik te Sovjanit- projekt ndërmjet IA dhe Francës (drejtuar nga P. Lera dhe Gjille Touchais; - Maligradit, IA dhe Greqi- drejtuar nga P. Lera dhe Stavros Ikonomidhis; -Fushës se Maliqit IA dhe France drejtuar...
Konferenca e VI Ndërkombëtare “Iliria e Jugut dhe Epiri në Antikitet” Konferenca e VI Ndërkombëtare “Iliria e Jugut dhe Epiri në Antikitet” Instituti i Arkeologjisë, pranë QSA dhe Qendra Shkencore Hisoma, pranë Universitetit Lyon 2, France organizojnë Konferencën VI Ndërkombëtare “Iliria e Jugut dhe Epiri në Antikitet”. Lutemi, shikoni ftesën dhe programin bashkëngjitur.  Këtë vit kjo konferencë organizohet në Tiranë, më 20-23 maj. Edicioni i parë i saj është organizuar në vitin 1984 në Clermont-Ferrand, ndërsa i fundit u zhvillua në Grenoble, në tetor të vitit 2008. Në çdo gjashtë vjet kjo konferencë mundëson mbledhjen e gjithë komunitetit shkencor që punon në Ballkan nga periudha pre- dhe protohistorike deri në periudhën mesjetare bizantine. Kjo është e vetmja konferencë në këtë fushë dhe ajo bën të mundur të mblidhen së bashku kërkuesit shkencorë të fushës së arkeologjisë. Qëllimi i konferencës së organizuar nga Instituti i Arkeologjisë, pranë QSA dhe Qendra Shkencore Hisoma, pranë Universitetit Lyon 2, France është i dyfishtë: Ajo zhvillohet së pari për...
Konferencë Shkencore Konferencë Shkencore "Viti Arkeologjik 2014" Me datë 30 janar 2015, në sallën e Bibliotekës së Institutit Arkeologjik u mbajt Konferenca Shkencore me temë: Viti arkeologjik 2014. Në këtë konferencë referuan 16 studiues nga Instituti I Arkeologjisë dhe 14 studentë të shkollës doktorale të Arkeologjisë. Konferenca ishte e ndarë në dy seanca: Në seancën e parë u referua mbi rezultatet e kërkimit areologji të përftuara nga gërmimet arkeologjike në terren për vitin 2014 sipas periudhave. Kështu për periudhën prehistorike referuan prof. Ilir Gjipali, R. Ruka, dhe R. Kurti; për gërmimet në antikitet referuan prof. F. Drini, prof. B. Lahi, prof. Sh. Gjongecaj, prof. Dh. Condi, prof. asoc. S. Shpuza dhe prof. asoc. B. Muka; ndërsa dr. E. Nallbani , dr. E. Metalla, dr. E. Hobdari, prof. G. Hoxha, e prof. S. Mucaj paraqiten rezultate e arrituar gjatë vitit 2014 në fushën e antikitetit të vonë dhe mesjetë. Seanca e dytë e Konferencës iu dedikua studimeve të kryera nga student të shkollës doktorale....

Botime